Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku është betuar në detyrën e re të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
 
Zotohem nga thellësia e shpirtit, zemrës dhe mendjes për të përmbushur me sukses misionin” deklaroi shefi i ri i shtabit të FA.
 
Meta në fjalën e tij e vendosi theksin te mbështetja për FA në 5 vitet e mandatit të tij, ndërsa shtoi se në 15-17 shtator në Shqipëri do të zhvillohet takimi i shefave të shtabeve të vendeve që janë pjesë e NATO-s.
 
Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku jep garanci se do të përmbushë me nder sfidën dhe detyrën e shefit të shtabit.
 
Dëshiroj të shpreh konsideratat më të larta për burrat dhe gratë me uniformë për mbrojtjen e vendit.
 
Mirënjohje për 153 ushtarakët që ndodhen në mision në Afganistan, Bosnje, Egje dhe të gjitha misionet e tjera, por edhe ata që përballen me zjarret.
 
Siguria kombëtare, përmirësimi i buxhetit të mbrojtjes dhe përmbushja e detyrimeve të NATO-s do të mbështetet nga unë për 5 vitet e ardhshme.
 
Ndërsa 15-17 shtator do të zhvillohet në Shqipëri takimi i shefave të shtabeve të vendeve që janë pjesë e NATO-s
” përfundoi Meta fjalën e tij.