Betohet kryeministri i ri i Italisë Mario Draghi

Betohet kryeministri i ri i Italisë Mario Draghi

Mario Draghi

Ditën e sotme kryeministri i ri i Italisë Mario Draghi së bashku me kabinetin e tij të qeverisë, u betua përpara presidentit të Republikës Matarrela.

Betimi u shoqërua me një ceremoni në presidencë e cila vijoi me rënin e kambanës në momentin e kalimit të kompetencave nga ish kryeministri italian Giuseppe Conte tek Draghi.

Postin si kryeministër Draghin zyrtarisht e pranoi ditën djeshme ku edhe formoi qeverinë e re. Kjo është një qeveri teknike pas rrëzimit të qeverisë së Giuzepe Contes pasi aleati i tij në qeveri ish kryeministri Mateo Renzi u tërhoq nga koalicioni.

Pas betimit administrata e Draghi duhet të marrë edhe miratimin e të dy dhomave të parlamentit italian, por një hap i tillë konsiderohet një formalitet sepse paraprakisht ai ka marrë mbështetjen e të gjitha partive

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë