Betohet për mandatin e tretë kryetarja e Bashkisë së Patosit

PATOS - Është betuar në një ceremoni pa incidente kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili, në një ceremoni ku u konstituua edhe këshilli bashkiak. Në fjalën e saj para 21 këshilltarëve, kryebashkiakja Balili tha se do të vazhdojë punën normale në bashki.

Rajmonda Balili është në bashkinë e Patosit në një mandat të tretë, ndërsa në fjalën e saj ndau falenderime edhe për anëtarët e këshillit të vjetër bashkiak duke vlerësuar punën e tyre në zhvillimin e qytetit të Patosit.

"Do të donim të ishin prezent në këtë këshill bashkiak edhe përfaqësues të opozitës, por jam shumë e lumtur që më në fund këshilli bashkiak bëri një ndarje të mirë edhe të barazisë gjinore duke përfaqësues si nënkryetar një grua por edhe përfaqësues nga një nga partitë e vogla në këshillin e ri bashkiak", tha kryetarja e Bashkisë së Patosit.

Kryetar i Këshillit bashkiak u zgjodh ilir Kripa, ndërsa nënkryetar Albjana Lamaj nga Partia Socialist dhe Bardhyl Yzeiri nga PDS, e Paskal Milos.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë