Qeveria e re greke u betua sot, pasi kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, u zgjodh të dielën nga votuesit grekë, në një angazhim të ri për të krijuar vende pune dhe për të tërhequr investime për kombin ekonomikisht të prekur nga kriza.
Qeveria e re u betua përpara Kryepeshkopit të Athinës Ieronymos.
Para ceremonisë në Presidencë, ministrat e rinj të qeverisë së sapoformuar, u zotuan se do të punojnë për të mbajtur premtimet
"Asnjë ditë pushim. Sot nis një punë e vështirë”, u tha gazetarëve Adonis Georgiadis, i cili po merr përsipër portfolion e zhvillimit dhe investimeve.
Ministri përgjegjës për mjedisin dhe energjinë, Kostis Hatzidakis, premtoi "modernizim dhe shpejtësi për një politikë efektive".
"Ne jemi të përkushtuar për të bërë çdo përpjekje të mundshme, kemi shumë sfida të ardhshme", tha Sofja Zacharaki, e cila do të marrë rolin e zëvendësministrit të arsimit.
Mitsotakis ka emëruar një kabinet të përbërë nga asistentë të besuar dhe figura të ndryshme jashtë sferës politike.
Këta idiota vazhdojnë të betohen para këtyre mjekërrcjepëve pedofilë! Sa turp!
Përgjigju