Betohet qeveria e re italiane, Conte: Kam ekipin më të mirë të ministrave

Pas disa muajsh ka marrë fund kriza politike në Itali. Giuseppe Conte është betuar sot si kryeministri më i ri i vendit. Profesori i juridikut Conte ka këmbëngulur se ka me vete ekipin më të mirë të ministrave.

Zgjedhja e Conte si kryeministër erdhi pas marrëveshjes për krijimin e qeverisë të dy forcave politike “Lega” dhe “Lëvizja 5 Yjet”. Pas një dështimi për formimin e qeverise nga Conte javën e kaluar Presidenti italian, Sergio Mattarella, e ka mandatuar atë si Kryeministër pasi i prezantoi të enjten në mbrëmje listën e tij të ministrave për herë të dytë brenda një jave.

Në listën me ministrat e zgjedhur nga partitë populiste “Lega” dhe “5 Yjet” si ministër i Ekonomisë dhe Financave është zgjedhur Profesori Giovanni Tria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Nis punën qeveria e re në Itali, ja çfarë të presin shqiptarët nga kabineti 'Conte'

Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje. Çfarë mund të ndryshoje për ata atje dhe për vetë Shqipërinë?

Matteo Salvini, në qeverinë e Guiseppe Contes do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Historiku i deklaratave të hershme të tij kundër emigracionit është i pasur, por në një rast komenton drejtpërdrejtë me tone raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Shqipëria është vendi i ri kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Për hir të historisë, ekonomisë, për të shkuarën dhe të ardhmen, t’i themi jo Europës si një supermarket. Betejë e vështirë? Ndoshta, por për t’u luftuar deri në fund. P.S: Bëjmë një shkëmbim? Ata hyjnë (në BE), ne dalim? Si thoni”, u drejtohet ai ndjekësve të vet në Facebook në 2014, një ditë pasi vendi ynë kishte marrë statusin e kandidatit.

Një vit më parë shënjestronte sërish emigracionin e paligjshëm duke përdorur si shembull shqiptarët. Shpërndan në profilin e tij një lajm nga kronika e zezë.

“Banda shqiptare arrestohet për organizimin e festave të mbushura me seks dhe drogë në një banesë ku jetonin emigrantë të paligjshëm. Çfarë Italie po na ndërton PD!”, shkruan ai.

Me afrimin e zgjedhjeve, tonet e tij në përgjithësi ndaj emigracionit dhe në veçanti ndaj shqiptarëve u zbutën. Nisi të sjellë shembuj integrimi. Njëri prej tyre ishte 23-vjeçari Mike Gjeli, anëtar i Lega Nord.

Jam bir emigrantësh. Kam lindur këtu në Itali. Nuk e kam ndjerë veten të diskriminuar asnjëherë. Ne si familje kemi ndjekur dhe respektuar rregullat dhe Lega këtë kërkon, që të gjithë të respektojnë rregullat”, deklaronte Mike Gjeli në 2017.

Por, jo të gjithë kanë fatin e Mike Gjelit. Në Itali janë më mijëra shqiptarë me leje qëndrimi dhe pune të përkohshme, fati i të cilëve vihet në pikëpyetje nga politikat që do të ndjekë qeveria e re, sidomos Ministria e Brendshme e udhëhequr nga Matteo Salvini.

Një tjetër ndryshim mund të pritet edhe në qëndrimin e palëkundur të Italisë për rrugën integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Me një koalicion euroskeptik, kjo mbështetje mund të lëkundet, ndoshta jo që nga 22-23 qershori, kur Këshilli i Europës do të mblidhet dhe do të vendosë nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë, apo jo por në afatgjatë ndryshime mund të ketë./Tch/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UJI: 02/06/2018 02:17

    DUKET me plak as presidenti profesori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin