Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo bëri betimin sot si sekretari i ri Departamentit Amerikan të Shtetit. Pompeo u betua para presidentit Trump duke marrë zyrtarisht detyrën  pas shkarkimit të paraardhësit të tij të mëparshëm  Rex Tillerson, i cili pati kontradikta me presidentin Trump dhe qëndrime të ndryshme në politikën e jashtme.

Pompeo u votua ne Senat vetëm me votat e republikanëve, pasi demokratët e cilësuan Pompeo-n të papërshtatshëm për shkak të pikëpamje të tij të ashpra në politikën e jashtme amerikane.

Pompeo do të luajë një rol të rëndësishëm në negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut si dhe do të ndikojë ndjeshëm në vendimet e ardhme të administron së ardhshme.