Një nga çiftet më aktivë në karrierën e tyre muzikore të botës së show-biznesit do të nisen për një tur të përbashkët.
Bëhet fjalë për Jay Z dhe Beyonce, të cilët kanë bërë të ditur se do të nisin një udhëtim gjatë verës që do t’i dërgojë ata në 16 qytete anembanë Amerikës Veriore nga muaji qershor.
Beyonce dhe Jay-Z parashikuan fillimisht se do të zhvillonin një tur të përbashkët në fillim të Prillit, por kjo lëvizje u shua fillimisht nga Jay Z, i cili zbuloi se festivali i tij muzikor për vitin 2014, “Made in America”, do të mbahej në Los Angeles dhe Philadelphia.

Duket se dyshja mjaft e pëlqyer për publikun kanë dashur të bëjnë gjithçka surprizë.
Njoftimi i tyre me mesazhin “On the Run tour”, erdhi i shoqëruar edhe me një foto, ku të dy ata mbanin veshur maska të zeza.
Zoti dhe Zonja Carter kanë dominuar industrinë e muzikës, si artistë solo por edhe si çift, edhe përpara se lidhja e tyre të zyrtarizohej në vitin 2008 me martesë.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com