Çifti Beyonce dhe Jay-Z, kanë ripërtërirë zotimet martesore në përvjetorin e katërt, më 4 prill, pikërisht në mesnatë, duke ndërruar edhe unazat e reja. Kështu ka raportuar portali MediaTakeOut.com .Ndër të ftuarit në këtë event të çiftit ishte edhe Oprah Winfrey. Portali thotë se Beyonce dashurinë e saj për Jay-Z, e konfirmoi më 4 prill në mesnatë, pikërisht në përvjetor. Për qëllimin e tyre të ripërtëritjes së zotimit së pari shkroi revista “Star”. Ceremonia thuhet se është bërë në shtëpinë e çiftit në New York.
SU/ Shqiptarja.com