Ndonëse janë bërë prindër Beyonce dhe reperi Jay-Z e gjejnë kohë edhe për njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës së tyre Blue Ivy, çifti është fotografuar për herë të parë në sëbashku, duke ndjekur ndeshjen e basketbollit të New Jersey Nets. Reperi i famshëm e ka përqafuar dhe puthur çdo moment bashkëshorten e tij, ndërsa Ylli i R&B, Beyonce dukej e mrekullueshme edhe pse ishte veshur shumë thjeshtë. Beyonce kishte veshur një palë xhinse të ngushta dhe taka të larta me platformë, duke nxjerrë në pah format e saj perfekte.
Çifti ishte ulur pranë aktores dhe stilistes Chloe Sevigny. Ata kanë qeshur dhe duartrokitur për skuadrën e tyre të preferuar.