Këngëtarja me famë botërore, Beyonce ka mahnitur javën e parë në Coachella me performancën e saj dhe është komentuar gjatë. Por në javën e dytë jo çdo gjë shkoi siç duhej, pas ndodhjes së incidentit të sikletshëm për Beyonce.
Asaj iu bashkuan në performancat e saj i shoqi Jay Z, ish-pjesëtaret e grupit Destiny`s Child, J Balvin dhe motra e saj Solange Knowles. Ajo dhe motra e saj Solange janë ngjitur në skenë për të performuar më energjike se kurrë.
Por në një moment, duke performuar dhe duke bërë shaka me njëra-tjetrën Solange u rrëzua, pas saj edhe Beyonce duke u përpjekur ta ndihmonte të ngrihej. Në skenë u krijua një moment shumë komik dhe motrat e morën me sportivitet e më pas vazhduan performancën.