Jo gjitmonë gjërat shkojnë siç duhet gjatë performancave të yjeve të muzikës në skenë.

I tillë ka qenë dhe rasti i këngëtares me famë botërore Beyonce, e cila njihet për performancat e saj energjike dhe lëvizjet e shumta në skenë.

Në një koncert në Kopenhagen, që ishte pjesë e turit të saj muzikor këngëtarja është afruar pranë fansave gjatë interpretimit të këngës.

Ndërkohë që një fans e ka goditur atë në të pasme.

Ky veprim e ka revoltuar yllin e mzukiës, e cila ka reaguar duke thënë që do të thërrasë sigurimin.

Më pas ajo ka vazhduar performancën për qindra fansa të tjerë të pranishëm në spektakël.