Pas lindjes së fëmijës së saj të parë duket se shumë gjëra kanë ndryshuar për këngëtaren e famshme Beyonce. Ajo ka rrëfyer për revistën “People” se tashmë duhet t’i kushtojë kohë kujdesit për vajzën e saj. "Nuk e kisha menduar kurrë se do të vinte një ditë që nuk do të vishja taka të larta. Tani që kam një fëmijë, unë kujdesem për të gjatë gjithë ditës. Kështu që më duhet të vesh pupa dhe këpucë të tjera të sheshta. Më pëlqejnë shumë sepse janë shumë të rehatshme", - ka thënë Beyonce. Gjithashtu këngëtarja ka rrëfyer se tashmë edhe flokët ajo i pret vetë.(xh.k/shqiptarja.com)