Beyonce letër të hapur Michelle Obamës

Beyonce letër të hapur Michelle Obamës
Beyonce i ka shkruar një letër të hapur zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara duke i shprehur admirimin dhe krenarinë që ka për Michelle.Këngëtarja 30-vjeçare, ka dërguar një letër të shkruar me dorë, të cilën e ka postuar edhe në ëebsite-n e saj personal."Jam krenare që vajza ime po rritet në një botë, ku ka njerëz si ju që kujdeseni për të", shkruan Beyonce në letrën e saj.Beyonce vlerëson zonjën Obama si nënë e kujdesshme, si bashkëshorte e dashur dhe njëkohësisht si një Zonjë e Parë me shumë vlera."Ajo kujdeset për familjen e saj, ndërkohë që nuk harron të shohë edhe miliona njerëz të tjerë në shumë mënyra", shkruhet në letër. Letra e hapur e Beyonce-s është në vazhdën e mbështetjes që nëna e re dhe bashkëshorti i saj Jay-Z kanë për presidentin Obama dhe familjen e tij.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato