Beyonce në spital për të lindu

Beyonce në spital për të lindu
Momenti po afron. Këngëtarja Beyonce po bën përgatitjet e fundit për ardhjen në jetë të fëmijës së saj. Artistja ka bërë të ditur për mediat amerikane, se tani duhet të kujdeset për shëndetin më shumë se asnjëherë tjetër, ndërkaq që mësohet edhe lajmi se spitali St. Luke’s Roosvelt po përgatitet për ardhjen e një super-paciente të vecantë. Miq të afërt pranë Beyonce pohojnë se spitali ka vendosur në dispozicion të këngëtares dy infermiere personale, ndërkohë që gjysma e katit ku do të bëhet lindja është rezervuar totalisht. Në këtë mënyrë janë ndaluar hyrje-daljet, të cilat kontrollohen në mënyrë të rreptë, në mënyrë që të mos shqetësohet këngëtarja. Edhe pse çifti nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me momentin e lindjes dhe përgatitjet, miq të afërt pohojnë se ky është muaji final.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë