Beyonce nuk heq dorë nga stilistët shqiptarë

Beyonce nuk heq dorë nga stilistët shqiptarë

Beyonce dhe Jay Z

Beyonce përsëri ka zgjedhur stilistët shqiptarë në videoklipin e ri të albumit të quajtur "Black is King". Ajo ka përzgjedhur që dhjetëra veshjet e përdorura në video të stiloheshin nga Kjuta dhe Meri. Kanë qenë vetë ato të cilat e kanë  ndarë lajmin në llogarinë e tyre në “Instagram”, ku vlerësojnë punët e tyre me Beyonce si perla më e çmuar që kanë stiluar.

“Beyoncé me Kujta&Meri. Faleminderit Zerina Akers. Jo i lehtë, por shumë motivues. ka qenë rrugëtimi për krijimin e veshjes së Beyoncé-s në ‘Black is King’. Pamja e divës me Kujta&Meri ka qenë deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. Beyoncé, do të jesh gjithnjë motivimi ynë për të krijuar art dhe për të avancuar përtej oqeanit. Krijimtaria jonë te ti është dëshmia jonë më e madhe. I adhurojmë njerëzit si ty”, shkruhet në postimin e tyre.

Kujtojmë se Beyonce veshi në janar të këtij viti fustanin e stiluar nga Valdrin Sahiti në festën gala që u mbajt para çmimeve Grammy në Beverly Hills në California.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët