Këngëtarja me famë botëtore Beyonce po meret me turin muzikor nëpër botë.

Performanca e saj e radhës ka qenë në Atlanta, ku me mijëra fansa kanë ndjekur interpretimin e divës së popit.

beyonce

Ata kanë qenë mjaft të entuziasmuar duke filmuar e duke fotografuar bukuroshen seksi Beyonce.

Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer këngëtares, e cila e ka ndaluar njërin nga fansat që ta filmojë atë.

beyonce

Beyonce i është afruar dhe ka thënë:- “E shikon, ti nuk mund të këndosh sepse je mjaft i zënë. Jam fokusuar mirë në kamerën tënde? Ule kamerën tani.”

Duke ndjekur këshillën e këngëtares fansi më pas ka kënduar një frazë nga hiti “To The Left” në mikrofonin e saj.

“Po, kjo është shumë herë më mirë”, ka shprehur Beyonce.

Nuk është hera e parë që këngëtarja përballet me raste të tilla, pasi në koncertet më parë një fans i gjuajti asaj në të pasme.