Është bërë trend nga vipat e showbizit të huaj që të ekspozojnë barkun e rritur gjatë shtatëzënisë.

Edhe Beyonce nuk i ka rezistuar këtij trendi duke ndarë me miqtë momente nga shtatëzënia e saj ku ka pozuar nudo me barkun e rritur në krahët e bashkëshortit Jay-Z.

Këngëtarja ka pozuar në ambjentet e shtëpisë me bashkëshortin ndërsa ishte shtatëzënë me vajzën e saj Ivy Blue.

beyonce

Momentet e shtatëzënisë së saj ishin pjesë e një klipi 6 minutësh i cili përfshinte edhe momente nga dasma e tyre dhe u transmetua gjatë koncertit live të turneut “On The Run”, ndërsa çifti këndonin hitet “Halo”, dhe “Young Forever”.

Jay-Z sapo ka deklaruar gjatë turneut të tyre “On The Run” që Beyonce po pret beben e tyre të dytë, por ende nuk ka konfirmim të saktë.

Çifti janë martuar në vitin 2008, ndërkohë pati zhurma se ata janë në një krizë martesore.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)