TIRANË - Ka reaguar edhe Aleksandër Biberaj në Facebook mbi zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Biberaj, i cili kërkoi dhe nuk u pranua të kandidonte në garën për kreun e PD, pasi ka uruar Bashën për postin e ri, ndër të tjera ka uruar edhe që ai “të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë e detyrës së liderit të PD-së” dhe që “ai të punojë për bashkimin e të gjithë demokratëve, duke respektuar vlerat dhe kontributin e gjithësecilit”.
 
KOMENTI I PLOTË I BIBERAJ:
Të dashur miq demokratë!
Dëshiroj të uroj kryetarin e ri të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha për zgjedhjen e tij në këtë post të rëndësishëm. Uroj që z. Basha të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë dhe përgjegjësinë e detyrës së liderit të PD-së. Uroj që z. Basha të punojë për bashkimin e të gjithë demokratëve, duke respektuar vlerat dhe kontributin e gjithe-seicilit, me qëllim rikthimin e identitetit politik të PD-së si një parti e qendrës së djathtë sipas modelit të Partive Popullore Europiane.

biberaj facebook

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)