TIRANË - Është koha e duhur që për Shqipërinë të ketë një alternativë të re zgjedhjeje, për të bërë të mundur rotacionin politik, por edhe atë të eliatave. Kështu është shprehur për mikrofonin e “A1 Report!”, nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj.

Ndërsa, për të shumpërfolurin “pol i tretë”, Biberaj tha se ky përcaktim është realisht për frymën e re demokratike. Fryma e Re demokratike sipas Biberajt ka marrë vendimin më të mirë të mundshëm për të hyrë e vetme në zgjedhet e 23 Qershorit.

Z Biberaj, tashmë ka një vendim të njohur të FRD-së për të mos u bërë palë me asnjë koalicion , por që të hyjë e vetme në zgjedhje. Është ky një guxim i tepruar për këtë subjekt politik apo është zgjedhja e duhur në funksion të vendimit të duhur të elektoratit në 23 Qershor?

Ka qenë një vendim i pritshëm, sepse ne e kemi theksuar që nuk do të jemi në koalicion më Partinë Demokratike, sepse me të na ndajnë parimet dhe vlerat. Por nuk bëjme koalicion as me Partinë Socialiste dhe LSI në rastin konkret, sepse na ndan filozofia politike, pasi ne jemi parti e qendrës së djathtë. Partitë e kanë formuar kodin elektoral për t’iu shërbyer kërkesave të tyre duke mos lënë hapësirë për partitë e vogla dhe tëreja për t’i grupuar partitë në koalicione tek e majta ose tek e djathta. Ne si forcë e re dhe sipas sondazheve e treta politikisht menduam se ky do të ishte vendimi më i mirë që bazohet në vlera dhe parime. Që nga momenti që e bëmë publik vendimin tonë kemi patur mbështetje nga gjithë territori i Republikës së Shqipërisë.

Z. Ridvan Bode, afër orëve të fundit para se të vendosej koalicioni përfundimtar i Aleancës për punësim, intëgrim dhe mirëqënie deklaroi se PD është e hapur për çdo parti të qendrës dhe të qendrës së djathtë. Indirekt ishte një ftesë edhe për ju. Në optikën e kryesisë së FRD si ishte kjo deklaratë?

Mënyra se si u soll lidershipi i PD të kujton kohët e vjetra. Kryesia me disa portrete të amortizuara në mesnatë lëshon një thirrje lineare për partitë e qendrës dhe të qendrës së djathtë, Nuk ishte një komunikim zyrtar dhe as serioz. Pavarësisht kësaj ne e kishim mendjen e ndarë. Aq më tepër kur shikon edhe koalicionet përkatëse e kupton më mirë se cfarë po ndosh me politikën shqiptare. Qëndrimin e FRD do ta quaja një avantazh konkurrues dhe një vlerësim të moralit dhe etikës qytetare. Une jam i bindur se kjo do të konvertohet në një mbështetje masive popullore. Në këto 22 vite kemi parë parti dhe lider që sulmojnë njëri tjetrin dhe në mesnatë përfundojnë në koalicion. duke mosrespektuar as normat më minimale të etikës dhe moralit.

Nisur nga kjo që sapo thatë, por edhe nga qëndrimi i liderit të FRD, z.Topi, i cili është shprehur qartë se politika është lufta e bërrylave, sa ka vend për të folur atëherë për moral politik?

Patjetër që po . Profesioni i politikanit është si gjithë të tjerët që duhet të bazohet tek morali. Këtu fatkeqësia është që kanë rënë këto norma në të bërin politikë. Politikani është në shërbim të qytetarëve dhe ky është misioni i tij. Ky moral ka qenë inspirues në politikën e SHBA dhe atë Europiane. Korrupsioni dikur ka qenë konsideruar dicka shumë negative ndërsa sot kemi ministra dhe deputetë që e quajnë për nder që janë të korruptuar. Kjo ndodh se drejtësia nuk i penalizon. Tashmë shoqëria shqiptare e ka mundësinë për tu shkëputur. Gjykoj se janë ngopur me këtë model politik. FRD i ka mëshuar gjithmonë idesë se tashmë është koha e duhur për rotacion politik dhe të elitave

Rotacioni vjen gjithmonë nëpërmjet zgjedhjeve.Partirtë politike duhet të jenë institucionet kryesore të demokracisë. Ato janë shkollat politike ku duhen të përgatiten politikanët. Kongresi i fundit është zhvilluar në 2005, ka tetë vite që nuk kemi më një kongres. Që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme apo të ketë konkurrencë dhe rotacion lidershipi. Kemi lidera të përjetshëm dhe një klasë politike që prej 23 vitesh drejton partitë e tyre. Nuk kemi patur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është thënë edhe nga ndërkombëtarët. Shqiptarët duhet të drejtohen drejt një klase të re politke të bazuar në moral dhe vlera. Ky është modeli më i keq që ka patur Shqipëria në këto 23 vite.

Mbi të shumpërfolurin poli i tretë është folur shumë. Ju thatë që sipas sondazheve ky term i përket realisht FRD, por për AK keni ndonjë koment?

Po . Mendoj që Poli i tretë është Fryma e Re Demokratike. Mendoj se Aleanca Kuq e Zi e filloi mirë, por mesa duket këto kohët e fundit ka pasur disa turbulenca. Mbase kanë ndnonjë problem edhe në vendimarrje, gjithsesi unë jam ithtar i partive të reja. AK ka sjellë risi, duke theksuar patriotizmin. Une nuk jam dakord që të kalojmë në nacionalizëm. Ne kemi qenë pasojë e nacionalizmave të verbër të Serbërve dhe Grekëve. Në përiudhën që jetojmë duhet të shohim më shumë pikat e takimit sa sa ato të ndarjes për integrimin jo vetëm të SHqipërisë, por edhe të rajonit të Ballkanit. që të forcojmë pozitat tona në rajon në rradhë të parë duhet tëjemi të bashkuar për vete.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)