TIRANE - Aleksandër Biberaj, nënkryetar i Frymës së re Demokratike, njëherësh ish-zv.president i Asamblesë Parlamentare të KE i cili është përjashtuar nga listat e FRD-së deklaron se është në proces reflektimi nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Partinë e Bamir Topit apo jo.

”Jam në proces reflektimi. Në momentin e parë që do marr një vendim do e bëj publik. Ka ende kohë për të folur deri më 23 qershor” i tha Biberaj gazetares së TVA1 REPORT Jetona Koçibelli në një prononcim telefonik mëngjesin e sotëm. "

Në listën e kandidatëve të FRD për qarkun e Tiranës, i pari është kreu Bamir Topi, në vendin e dytë është caktuar Belma Muka dhe në vendin e tretë Selma Shehri.

Njëherësh dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, teksa komentoi listat e paraqitura nga partitë politike, rezervoi kritika të ashpra edhe për listën e Frymës së Re Demokratike, sidomos për moskandidimin e Aleksandër Biberajt.

“FRD ka një mungesë shumë serioze në listat e saj, një nga tre themeluesit e saj, zotin Biberaj. Në listën e Tiranës të FRD mungojnë veriorët, çka është shumë e rëndësishme, pasi 60% e votuesve në këtë qark janë veriorë,” tha Mustafaj. Duke kritikuar lënien jashtë të Biberajt.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)