Nënkryetari i FRD, Aleksandër Biberaj thotë se FRD nuk bëri aleancë me AK, pasi ata zgjodhën një trajektore tjetër. Duke komentuar aleancën mes PS dhe LSI, Biberaj thotë se largimi i Berishës legjitimon çdo bashkim forcash.
“Opozita në çdo vend demokratik synon pushtetin, dhe kjo është normale. Parë në këtë këndvështrim ajo nuk e ka humbur kauzën e pushtetit, ndërkohë që koalicioni PS-LSI ka dëmtuar që në embrion kauzën e luftës kundër korrupsionit të qeverisë së nesërme”, tha Biberaj.
Për të rëndësi ka rotacioni politik. “Për 23 qershorin, kauza e largimit të kryeministrit aktual nga pushteti, mbetet kauza kryesore që legjitimon çdo bashkim forcash politike. Në Luftën e Dytë Botërore u bashkuan armiqtë historikë, Çurçilli e Ruzvelti me Stalinin, për të mundur Hitlerin, që ishte e keqja më e madhe e kohës.
Sot në Shqipëri, e keqja më e madhe është kryeministri aktual me kupolën antishqiptare e antipopullore, që duket larguar patjetër nga pushteti”, tha Biberaj. Ai tha se pas largimit të Berishës, do reformohet e djathta e këtë reformim do e bëjë FRD.
“Kryeministri aktual do t’i humbasë thellë zgjedhjet, gjë që do hapë edhe rrugën për reformimin e së djathtës. Përveç largimit të kryeministrit, kryeministri do marrë me vete dhe të gjithë ata që i thirri nën armë në koalicion, që do pastrojë një herë e mirë të djathtë e deformuar prej tij.
Direkt pas zgjedhjeve, hapet rruga për krijimin e një të djathte të re, të moderuar e bashkëkohore, mision që do ta kryejë më së miri FRD. Opozita do t’i fitojë zgjedhjet dhe pas 23 qershorit do të kemi një qeveri tjetër”, tha ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com