TIRANE- Tetë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare rivaliteti mes forcave politike është rritur. Në këndvështrimin e Frymës së re Demokratike konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim përbënte një zhvillim teper regresiv për këtë forcë politike. Në një koment në profilin personal në rrjetin social Facebook, ish deputeti Aleksander Biberaj thotë se ky subjekt tanimë më shumë i ngjan një Sh.p.k-je të Ilir dhe Monika Kryemadhit.
Sipas tij, statuti i ri i LSI-së, hoqi kufizimet për numrin e mandateve të kryetarit, duke e shndërruar Ilir Metën në një kryetar të përjetshëm. "Ky përbën edhe fundin e demokracisë në një forcë politike dhe njëkohësisht edhe shndërrimin e saj edhe de jure në një pronë të kryetarit të përjetshëm të partisë", shkruan Biberaj.
Në këtë pikë, nënvizon ai, Ilir Meta imitoi Sali Berishën e vitit 1994, që hoqi kufizimet për kryetarin e PD-së, duke e shndërruar atë në një parti-individ, dhe Edi Ramën e 15 viteve më vonë, që në vitin 2009 do të imitonte Sali Berishën e vitit 1994, duke hequr kufizimet për numrin e mandateve të kryetarit. Biberaj këmbëngul se sot tre forcat kryesore parlamentare, në imitim dhe sinkron me njëra-tjetrën kanë zhdukur demokracinë e brendshme dhe kanë shpallur lider të përjetshëm.

(ne foto publikimi i Aleksander Biberaj ne facebook)
Natyrisht, vijon Biberaj, këto parti të vjetëruara, përderisa nuk kanë demokraci të brendshme, as nuk mund të shpresojnë dhe pretendojnë, që të krijojnë një ambient demokratik në Tiranë dhe gjithë Shqipëri. Fryma e Re Demokratike, garanton Biberaj, siç ka parashikuar edhe në statutin e saj, do të ketë kryetare me vetëm dy mandate, gjë që mundëson edhe rrotacionin e elitave në parti, si dhe krijon një ambient shumë demokratik brenda partisë.
(dm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com