TIRANË - Sot në mbrëmje nënkryetari i FRD-së nëpërmjet një postimi në facebook ka reaguar mbi mungesën e tij në listat e FRD-së. Ai shpjegon arsyet pse nuk pranoi të kryesonte listën në qarqet e Kukësit, të Korçës ose të Fierit, të propozuar nga Bamir Topi dhe cili ishte shkaku që donte të ishte i dyti në listën e Tiranës. Biberaj thotë se i ishte ofruar vendi i katërt dhe se për hir të respektit ndaj vetes, dhe pa modesti të shtirur gjykonte se vendi i tij duhej të ishte në atë listë fill pas kryetarit, ose fare, siç edhe ndodhi. Sqarimi u publikua dhe në faqen zyrtare të FRD siç e kërkoi Biberaj.
JA SQARIMI I BIBERAJT
Të dashur miq!
Ky eshte sqarimi qe kam derguar zyrtarisht ne FRD, dhe eshte botuar ne facebook zyrtar te FRD-se.
"Te dashur miq!
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për ju, po ju sqaroj të vertetën time lidhur me listën e kandidatëve të FRD. Është e vërtetë se kryetari i Partisë më ka propozuar të kryesoj listën në qarqet e Kukësit, të Korçës ose të Fierit. Unë nuk e kam pranuar, sepse kjo bie ndesh me parimet e mia për të bërë politikë. Në këto zgjedhje, ku FRD merr pjesë për herë të parë, listat e qarqeve, sipas gjykimit tim, duhet t’i kryesojnë përfaqësuesit më të denjë të qarqeve që ngritën degët e FRD-së nëpër qarqe. Ata e kanë meritën para komunitetit, ata duhet të kenë edhe shansin për të bërë garën. Unë besoj thellësisht se demokracia brenda partisë duhet të mbështetet mbi meritokracinë. Do të ishte e pandershme nga ana ime të vija “nga lart” e t’i shtyja me bërrylat e nënkryetarit të Partisë.
Për të gjitha arsyet e njohura, unë kërkova të isha në listën e Tiranës. Duke njohur prioritetin e kryetarit të Partisë, unë gjykova dhe vazhdoj të besoj se kisha të drejtë të merrja vendin e dytë. M’u ofrua vendi i katërt. Mua më takonte të respektoja veten. Sepse, pa respektuar veten, nuk do të mund t’u respektoj as ju. Pa modesti të shtirur, unë gjykoj se vendi im në atë listë duhej të ishte fill pas kryetarit, ose fare, siç edhe ndodhi.
Gjej rastin t’i siguroj të gjithë ata që kanë shprehur besim dhe simpati për mua, se karriera ime politike nuk është mbyllur. Unë besoj se rrugë e gjatë në politikë bëhet duke u mbështetur në parime të shëndosha e jo në lojra të vogla.
Faleminderit per mirekuptimin!
Me respekt,
A. Biberaj"
BIBERAJ I KERKOI FRD TE PUBLIKOJE SQARIMIN
Aleksandër Biberaj ka reaguar vetëm pak minuta më parë (ora 11:50) në faqen e tij në Facebook mbi mungesën e tij në listat e FRD-së. Anëtari i kryesisë së partisë Fryma e Re Demokratike, Biberaj ka shpjeguar se “sqarimi i tij në lidhje me këtë mungesë është dërguar në adresën zyrtare të FRD-së” dhe se “dëshira e tij është që ky sqarim të publikohet në faqen zyrtare të FRD-së".
Ja si shpjegohet tekstualisht Biberaj: "Në vazhdim të një njoftimi publikuar dje në faqen zyrtare të Facebook të Frymës së Re Demokratike lidhur me mungesën time në listat për deputetë, në shenjë respekti për ju kam nisur një sqarim në adresën zyrtare të FRD-së për z.Topi dhe z.Oketa. Dëshira ime, por edhe e drejta ime si njëri nga nismëtarët kryesorë për krijimin e FRD-së është që ky sqarim të publikohet po në faqen zyrtare të partisë".
Deri tani faqja zyrtare e FRD nuk ka asnjë publikim.
Redaksia Online
(sg/ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com