TIRANË - Kandidati i përfolur për kreun e PD, Aleksandër Biberaj ka reaguar në Facebook për anëtarësimin e Kroacisë në BE. Ai ka uruar që e njëjta gjë të ndodhë edhe me vendet e tjera të Ballkanit, por në veçanti me ne, që e filluam demokracinë para 23 vitesh me thirrjet: "E duam Shqipërinë, si e gjithë Europa".

MESAZHI I PLOTË I BIBERAJ:
"Të dashur miq! Duke filluar nga dita e sotme, Kroacia bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Europian, duke qenë vendi i dytë nga Ballkani Perëndimor, pas Sllovenisë. Uroj që e njëjta gjë të ndodhë sa më shpejt edhe me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe me të gjithë vendet e tjera të rajonit, por në veçanti me ne, që e filluam demokracinë para 23 vitesh me thirrjet: "E duam Shqipërinë, si e gjithë Europa".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)