TIRANE - Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, i larguar nga kjo parti dy vite më parë, njëherësh dhe ish-nënkryetar i Frymës së re Demokratike, Aleksandër Biberaj do të kandidojë për postin e kryetarit të PD.
Vetëm disa orë pas deklarimit të kryetarit në detyrë i PD Sali Berisha se lideri i ri që do të pasojë atë në krye të kësaj partie do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë” del dhe kandidatura e parë që pritet të garojë përballë kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
“Eshtë një zhvillim pozitiv që kryetari i Partisë Demokratike do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar, një votë”. Më vjen mirë që kërkesa ime drejtuar Kuvendit Kombëtar në dhjetor të vitit 2009 është marrë parasysh. Natyrisht që është hapur rruga për intelektualët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike që të kandidojnë për kreun e ri të PD”, ka qënë deklarata e ish-anëtarit të kryesisë dhe ish-deputetit të PD, Aleksandër Biberaj.
Njëherësh zyrtari i lartë demokrat, i cili përpos se ka qënë nënkryetar i Frymës së Re Demokratike të Bamir Topit, ka qënë dhe zv.president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, thotë se po i shikon me seriozitetin e duhur të gjitha mesazhet që i kanë ardhur nga mbështetës të tij por dhe njerëz të thjeshtë të PD që duan të garojë për postin e kryetarit demokrat të lënë vakant nga lideri historik i kësaj partie Sali Berisha, që dha dorëheqjen disa ditë më parë.
“Kam marrë gjatë kësaj kohe shumë telefonata, mesazhe dhe kërkesa nga shumë anëtarë, simpatizantë dhe nismëtarë të krijimit të PD për të kandiduar për kreun e PD. Po e shikoj me seriozitetin e duhur dhe në kohën e duhur do të marr vendimin e duhur. Natyrisht që në këtë momente të vështira për PD dhe demokratët, unë dëshiroj të jap kontriburtin tim dhe të marr përgjegjësitë e mija”, ka deklaruar Biberaj.
Deklaratë përmes të cilët ai ka bërë të qartë se rruga është e hapur për të kandiduar dhe marrë përgjegjësitë e tij si demokrat dhe ish-themelues në ringritjen e PD në këto momente të vështira, në të cilat gjendet kjo parti pas humbjes katastrofike në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit përballë të majtëve të bashkuar dhe të udhëhequr nga Edi Rama.
Kandidatura e Biberajt për vetë profilin e lartë si ish-themelues i PD por dhe kontributit që ka dhënë ndër vite në këtë parti dhe parlamentin shqiptar, si dhe fakti se në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit nuk ishte kandidaturë me FRD që do të sillte dhe heqje votash për PD, e bën garën për të zgjedhur pasuesin e Berishës në krye të kësaj partie shumë më interesante dhe më të fortë. Duke krijuar idenë e rikthimit të themeluesve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com