Biberaj: Topi  në krye të partisë
së re, jo Aleanca Kuqezi

Biberaj: Topi  në krye të partisë<br />së re, jo Aleanca Kuqezi
TIRANE- Një nga ish-zërat kritikë brenda Partisë Demokratike për mënyrën e drejtimit të saj dhe një ndër mbështetësit e presidentit Bamir Topi, bëri me dije mbrëmë në emisionin “Shqip” në Top Channel ( ne foto) për formimin e një partie të re të djathtë, lideri i së cilës do të jetë Bamir Topi.

Aleksandër Biberaj tha se në Shqipëri s’ka më Parti Demokratike, e cila sipas tij, është shndërruar në një parti të formulës dhe vulës së kryetarit, ku mungojnë forumet dhe debatet. Biberaj i dha fund gjithashtu edhe zërave për një lidhje mes Aleancës KuqeZi dhe partisë së re që pritet të krijojë, e cila, sic tha ai, është ende në fazë projekti. Biberaj shprehu optimizmin për një rezultat pozitiv në zgjedhje, madje ai foli për fitore të tyre.

"Sot s’ka PD, me keqardhje e them. Pas 2005-s është shndërruar në parti të formulës së kryetarit. Kam bërë përpjekjet e mia për demokratizimin e kësaj partie, por zëri im ka rënë në vesh të shurdhër. E shoh pa shpresë reformimin e PD. Shpresa e së djathtës është një parti e re e së djathtës, ku lidershipi dhe kryetarët të zgjidhen me 1 anëtar 1 votë. E shoh zotin Topi si lider të kësaj partie. Aktualisht po punoj me programin, me organizimin dhe mendoj që do kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Demokratët e zhgënjyer do të jenë një përkrahje për ne. E djathta ka nevojë për një formacion të ri politik, PD nuk është më parti e djathtë, me një qeverisje të korruptuar, ku nga i pari tek i fundit punojnë 24 orë për aferat e tyre personale. Do zhvillojmë luftë për të qenë forcë e parë politike. Partia e re nuk ka dhe nuk do të ketë kurrëfarë lidhje me Aleancën KuqeZi."
(sg/top-channel/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale