Në këtë proces të zymtë, ka pasur edhe fitoret të kulturës mbi ekstremizmin, si rihapja e qytetit të lashtë sirian të Palmirasë, i cili tani mund të jetë si më para. Një rast më pak i njohur për shpëtimin kulturor ka një hero të librave: bëhet fjalë për 51-vjeçarin e quajtur Abdel Kader Haidara, në qytetin e Timbukut në Mali, të Afrikës Perëndimore.
Historia fillon në prill 2012, kur Haidara u kthye në shtëpi nga një udhëtim pune, ku mësoj se ushtria e dobët maliane kishte humbur betejën me terroristët e al-Kaedës. Pas pushtimit, terroristët plaçkitën çdo gjë që u doli para, dogjën shtëpi, shikoje flamur të zinj me simbolet e terroristëve. Librat me dorëshkrimet e vjetra dhe të rralla arabe, nuk ranë në dorën e terroristëve. Haidara bleu fuçi metalike dhe trungje prej druri, morën fuçitë e me mbishkrime për naftë, por në të vërtetë i mbushën me libra. Për këtë u deshën 80 ditë. E gjithë puna u realizua nga një grup i vogël paketuesish që punonin në heshtje dhe në errësirë, për të mos dyshuar terroristët.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com







