Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë përgatitur për të kërkuar një zgjidhje ushtarake në Siri, nëse marrëveshja politike rezulton e pamundur. Biden tha se një marrëveshje politike do të ishte pozitive, por nëse ajo nuk arrihet administrata amerikane do të kërkojë alternativa të tjera.  Sipas tij, mes këtyre alternativave përfshihet edhe eleminimi i ISIS. Numri dy i Shtëpisë së Bardhë foli pas bisedimeve të zhvilluara nga Stamboll me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu.