Biden akuzon departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për pengesa në tranzicion

Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes të SHBA për "papërgjegjësi" dhe për mungesën e dhënies së informacioneve të duhura për tranzicionin e pushtetit. Biden në fjalën e tij tha se  kishte hasur "pengesa nga udhëheqja politike".  Biden pohoi se agjencitë më të rëndësishme  për sigurinë e SHBA kanë pësuar "dëme të mëdha" nën Donald Trump.

"Tani për tani, ne thjesht nuk po marrim të gjithë informacionin që na nevojitet nga administrata në largim në fushat kryesore të sigurisë kombëtare. Sipas mendimit tim, nuk është asgjë tjetër përveç papërgjegjësisë."

Presidenti i zgjedhur shtoi se ekipi i tij kishte nevojë për informacione të plota për situatën e SHBA dhe  theksoi se kundërshtarët e SHBA mund të shfrytëzonin çdo konfuzion.

Pas vërejtjeve të Biden, Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes Christopher Miller tha se zyrtarët kishin "punuar me profesionalizmin më të madh për të mbështetur tranzicionin ".

"Departamenti i Mbrojtjes ka kryer 164 intervista me mbi 400 zyrtarë dhe ka siguruar mbi 5,000 faqe dokumente - shumë më tepër sesa kërkohej fillimisht nga ekipi i tranzicionit i Biden," tha ai.

Biden merr detyrën në 20 Janar por Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin.

Për javë të tëra pas zgjedhjeve të 3 nëntorit,  Biden u bllokua nga marrja e njoftimeve kryesore të inteligjencës, një pjesë thelbësore dhe normalisht rutinë e një tranzicioni presidencial.

Pasi Trump më në fund pranoi të lejojë procesin zyrtar të tranzicionit muajin e kaluar, Biden vlerësoi Shtëpinë e Bardhë për ndihmën e saj në këtë proces .  Por toni i tij ndryshoi dukshëm të hënën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 29/12/2020 09:34

    edhe kafsha e kupton qe do ndikohet ja dhuroi ambasada ilirit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja