Biden bisedë me Xi Jinping për balonën kineze: T’i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund, s’jemi pranë një lufte të ftohtë

Biden bisedë me Xi Jinping për balonën kineze: T’i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund, s’jemi pranë një lufte të ftohtë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se pret që të flasë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, lidhur me atë që Uashingtoni thotë se ishte balonë kineze e spiunazhit që avionët amerikanë e rrëzuan më herët gjatë këtij muaji teksa po kalonte mbi SHBA.

“Nuk jemi pranë një lufte të re të ftohtë”, tha Biden më 16 shkurt.

Biden, që foli për balonat kineze dhe tri objekte të paidentifikuara fluturuese që janë rrëzuar nga avionët amerikanë, nuk tha se kur do të bisedojë me presidentin Xi, por ai tha se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë angazhimin diplomatik me Kinën për këtë çështje.

“Pres të flas me presidentin Xi, dhe shpresoj se do t’i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund. Por, unë nuk kërkoj falje për rrëzimin e balonës”, tha Biden kur foli lidhur me kundërshtitë e shprehura nga Pekini.

Kina ka thënë se balona prej 60 metrash po monitoronte kushtet e motit, por Uashingtoni ka argumentuar se balona po vëzhgonte dhe në të kishte edhe pajisje elektronike.

Biden, që ka bërë vetëm disa komente publike lidhur me objektet fluturuese që u detektuan, duke nisur nga balona kineze, theu heshtjen pasi ligjvënësit kërkuan më shumë informacione lidhur me incidentin që ka shqetësuar shumë amerikanë. Ai tha se komuniteti amerikan i inteligjencës ende po tenton që të kuptojë më shumë lidhur me tri objektet e tjera fluturuese të paidentifikuara. Njëra prej tyre u rrëzua mbi Alaskë, tjetra mbi Kanada dhe objekti i tretë u rrëzua mbi Liqenin Huron.

“Ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ishin këto tri objekte, por deri më tani nuk është sugjeruar se ato ishin të lidhura me programin e spiunimit kinez përmes balonave, apo se ishin makina vëzhguese nga ndonjë shtet tjetër”, tha ai.

Biden tha se objektet ka të ngjarë që janë detektuar për faktin se është rritur vëzhgimi i radarëve në përgjigje të incidentit me balonën kineze. Ai tha se ekipi i tij po punon për parametrat e rinj apo se kur duhet të lëshohen raketa drejt objekteve të tilla. Komuniteti amerikan i inteligjencës beson se tri objektet ishin “me shumë gjasa balona të lidhura me kompani private, të rekreacionit apo instituteve kërkimore”, tha Biden./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë