Biden: Bota është më e mirë për shkak të Mbretëreshës Elizabeth II! Më kujtonte nënën time

Biden: Bota është më e mirë për shkak të Mbretëreshës Elizabeth II! Më kujtonte nënën time

1663524372_30e86793b596424ca70c00d42cc6ed63.jpg

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden kanë mbërritur këtë të diel në Londër për të bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka përshkruar monarken e ndjerë si “të mirë” dhe “të nderuar”.

Pasi nënshkroi librin zyrtar të ngushëllimeve për monarken, Biden shkroi se të gjithë ishin me fat që e kishin Mbretëreshën për 70 vite.

“Bota është më e mirë për shkak të Mbretëreshës”, mësohet të ketë shkruar Biden.  Pas kësaj, presidenti i SHBA u shpreh se Elizabeth i kujtonte nënën e tij.

"Ajo pyeste, a je mirë? Ka diçka që mund të bëj për ju? Cfarë të nevojitet?' Dhe pastaj gjithashtu thoshte 'sigurohu që të bësh atë që duhet të bësh', tha ai.


Lajmi kryesor:

Nesër funerali i mbretëreshës Elizabeth II! 8 nipërit e mbesat i dhanë lamtumirën e fundit pranë arkivolit! Liderët që nuk do të jenë të pranishëm


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi