Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe Kryeministri Boris Johnson kanë zhvilluar telefonatën e tyre të parë, ku theksi u vendos në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Johnson tha në Twitter se ai shpresonte të "thellonte aleancën e gjatë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA dhe rimëkëmbjen e qëndrueshme nga Covid-19". Johnson tha se inaugurimi i Joe Biden dhe Kamala Harris ishte një "hap përpara" për SHBA-të.
Johnson "mirëpriti ngrohtësisht" vendimin e presidentit për t'u bashkuar me Marrëveshjen e Parisit për ndryshimin e klimës dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, të braktisura më herët nga Donald Trump.
"Kryeministri vlerësoi veprimin e hershëm të Presidentit Biden për trajtimin e ndryshimit të klimës dhe angazhimin për të arritur zero neto deri në 2050," tha zëdhënësi i kryeministrit britanik.
Zëdhënësi i qeverisë britanike tha se në "historinë e gjatë të bashkëpunimit të të dy kombeve në sigurinë dhe mbrojtjen, udhëheqësit" iu përkushtuan aleancës së NATO-s dhe vlerave tona të përbashkëta në promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë ".
Të dy udhëheqësit folën gjithashtu për "përfitimet e një marrëveshje të mundshme të tregtisë së lirë" midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve.
Komente









