Biden fal 1500 të dënuar, mes tyre dhe një shqiptar! U dënua me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale, trafikonin sasi të mëdhaja droge (EMRI)

Biden fal 1500 të dënuar, mes tyre dhe një shqiptar! U dënua me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale, trafikonin sasi të mëdhaja droge (EMRI)

Joe Biden

Presidenti Joe Biden ka falur ose ka ulur dënimet për rreth 1500 persona, duke përfshirë trafikantë droge dhe drejtues kartelet kriminale. Kjo masë, e njoftuar nga Shtëpia e Bardhë, vjen si pjesë e një përpjekjeje për të adresuar çështjet e dënimeve të tepërta, veçanërisht për ata që kanë treguar sukses në riintegrimin në komunitetet e tyre pas pandemisë COVID-19.

Mes emrave në listë gjendet Francesk Shkambi, një shqiptar i dënuar në korrik 2014 me 27 vjet burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë në SHBA nga Shqipëria. Sipas dokumenteve të gjykatës, Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marijuanës dhe pilulave ekstazi. Ai gjithashtu negocioi trafikimin e kokainës nga Meksika në Evropë.

Në fillim, Shkambi pritej të lirohej në vitin 2029, sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP). Ky veprim i fundit nga administrata Biden ka ngjallur reagime të shumta, duke përfshirë debate mbi përfshirjen e individëve me dënime të larta në listën e të falurve.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventusi shmang turpin në limite, barazon 2-2 kundër Venezias

VIDEO/ Juventusi shmang turpin në limite, barazon 2-2 kundër Venezias