
Ka raste kur "e keqja" lëshohet në botë dhe Izraeli përjetoi një nga këto momente. Kështu u shpreh presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij të dytë pas sulmeve të Hamasit kundër shtetit hebre.
"Qëllimi i deklaruar" i Hamasit, tha ai, "është të vrasë hebrenjtë". Duke kujtuar mizoritë e kryera nga grupi terrorist, Biden i krahasoi veprimet e Hamasit me "masakrën më të keqe të ISIS".
Për këtë arsye, vazhdoi ai, "ne qëndrojmë pranë Izraelit dhe do të sigurojmë që ai të ketë atë që i nevojitet për t'u kujdesur për qytetarët e tij, për t'u mbrojtur dhe për t'iu përgjigjur këtij sulmi".



