Joe Biden dhe Benjamin Netanyahut
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, një pauzë tre-ditore në luftime për të lejuar përparimin në lirimin e disa prej pengjeve që janë ende në duart e Hamasit.
Këtë e bën të ditur Axios, duke cituar disa burime, sipas të cilave kërkesa është bërë në telefonatën e djeshme.
Sipas propozimit që po diskutohet aktualisht midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Katarit, Hamasi do të lironte 10-15 pengje dhe do i përdorte tre ditët në vijim për të verifikuar identitetin e të gjithë pengjeve dhe për të dorëzuar një listë me emrat e tyre.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Blinken refuzon thirrjet për armëpushim: Hamasi është ende në Gaza! Trupat izraelite 700 metra larg spitalit al-Shifa
