Biden i përcjell Zelenskiy-t mbështetje për sovranitetin e Ukrainës

Biden i përcjell Zelenskiy-t mbështetje për sovranitetin e Ukrainës

Presidenti amerikan dhe ai i Ukrainës diskutuan mënyrat për t'i ofruar siguri, mbështetje financiare dhe politike Kievit gjatë një bisede telefonike të enjten, tha në një deklaratë zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Zelenskiy i tha gjithashtu presidentit amerikan Joe Biden se Ukraina kishte "propozime të qarta" se si të zhbllokonte procesin e paqes në rajonin lindor të Donbasit, thuhet në deklaratë.

Zelenskiy dhe Bideni folën ndërsa Rusia vazhdoi një retorikë armiqësore ndaj Ukrainës dhe e krahasoi krizën atje me momentin më të rrezikshëm të Luftës së Ftohtë. Rusia pret që presidenti Biden ta ftojë atë në bisedimet e mundshme me vendet e NATO-s.

Presidenti Joe Biden tha këtë javë se SHBA-të do të marrin një rol më të drejtpërdrejtë në diplomaci për të trajtuar shqetësimet e Presidentit rus Vladimir Putin mbi Ukrainën, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bindur udhëheqësin rus që të mos sulmojë fqinjin e saj perëndimor.

Por çdo negociatë për ta zgjidhur në mënyrë paqësore çështjet e ndërlikuara të rivalitetit Lindje-Perëndim, do ishin si një ‘fushë e minuar” për presidentin e SHBA.

Zoti Biden bëri ofertën e tij për angazhimin e diplomacisë amerikane gjatë një bisede dy-orëshe në internet me zotin Putin të martën. Ai ofroi që negociatave t’u bashkohen edhe vendet evropiane, jo vetëm për të zgjidhur konfliktin në Ukrainën lindore, por dhe për të trajtuar kundërshtimet më të mëdha strategjike të zotit Putin ndaj NATO-s, zgjerimin e saj dhe ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të aleancës gjithnjë e më afër kufijve të Rusisë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Joe Biden i përcolli zoti Zelenskiy mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë telefonatës së zhvilluar sot./VOA/

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!