Biden: Kush kërcënon SHBA do ta paguajë, do mbështesim afganët përmes diplomacisë dhe ndihmës

Biden: Kush kërcënon SHBA do ta paguajë, do mbështesim afganët përmes diplomacisë dhe ndihmës

Presidenti i SHBA, Biden pati një paralajmërim për të gjithë ata që kërcënojnë Amerikën duke thënë se "Ne nuk do të falim, harrojmë, ne do t'ju gjuajmë deri në skajet e tokës dhe ju do të paguani çmimin përfundimtar".

Ai thotë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë afganët përmes diplomacisë dhe ndihmës. Ai shton se Amerika do të flasë për të drejtat e njerëzve afganë, përfshirë gratë dhe vajzat.

"Unë kam qenë i qartë se të drejtat e njeriut do të jenë në qendër të politikës së jashtme", thotë ai.

Sa i përket zotimit të talebanëve  për të lejuar evakuimet Biden tha se ata marrin për bazë veprat jo fjalët. Presidenti amerikan tha se megjithëse SHBA ka tërhequr trupat e saj nga Afganistani, do të punojë për të siguruar që talebanët të përmbushin premtimet  e tyre, përfshirë sigurimin e kalimit të sigurt për ata që duan të largohen nga vendi.

Biden iu referua një rezolute të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB për krijimin e një zone "kalimi të sigurt" për njerëzit që kërkojnë të largohen nga aeroporti i Kabulit.

"Rezoluta dërgon një mesazh të qartë të asaj që bashkësia ndërkombëtare pret që talebanët të ndërmarrin në vijim, veçanërisht lirinë e udhëtimit, lirinë e evakuimit," tha Biden.

"Ne jemi bashkuar mbi 100 vende që janë të vendosur të sigurohen që talebanët të mbajnë premtimet”, tha Biden  


Lajmi kryesor:

SHBA tërhiqet nga Afganistani, Biden: Janë evakuuar nga ajri 120 mijë persona nga Kabuli, operacioni më i madh në histori! Talebanët mbajnë fjalimin e 'fitores': Marrëdhënie diplomatike me Perëndimin


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK