Biden mbërrin në Bali për samitin e G20, bisedime me presidentin e Kinës për luftën

Biden mbërrin në Bali për samitin e G20, bisedime me presidentin e Kinës për luftën

1668351278_Biden.PNG

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Bali të Indonezisë për samitin e grupit G20 të ekonomive të mëdha.

Biden, i cili mbërrin pas pjesëmarrjes së tij në samitin e klimës COP27 në Egjipt, do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping për takimin e tyre të parë ballë për ballë që kur lideri amerikan mori detyrën në janar 2021. 

Lufta e Rusisë në Ukrainë do të jetë ndër temat e para në agjendën e takimit të parë të të dy presidentave.

Në një intervistë Biden tha: "Unë e njoh Xi Jinping, kam kaluar më shumë kohë me të se çdo lider tjetër botëror. Unë kam pasur gjithmonë diskutime të drejtpërdrejta me të. Nuk ka asnjëherë ndonjë llogaritje të gabuar se ku qëndron secili prej nesh”.

Jake Sullivan, një këshilltar për sigurinë kombëtare i zotit Biden, tha se takimi mund të zgjasë "disa orë".

"Presidenti i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Kinën si të përfshirë në një konkurrencë të ashpër, por kjo konkurrencë nuk duhet të kalojë në konflikt ose konfrontim. Duhet të menaxhohet me përgjegjësi dhe ka gjithashtu fusha ku mund të punojmë së bashku”, u tha Sullivan gazetarëve. 

Kina ka shmangur kryesisht kritikat e armiqësive ruse, por deri më tani ka frenuar furnizimin me armë të Moskës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin zotohet për të forcuar lidhjet me Iranin! Zelensky: Janë zbuluar më shumë se 400 krime të rusëve në Kherson


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë