Biden: Mbështes fuqimisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Biden: Mbështes fuqimisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

1652890562_Capture.JPG

Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se mbështet fuqimisht kërkesat historike për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë në prag të takimit në Uashington me liderët e dy vendeve. 

"Mezi pres të punoj me Kongresin e SHBA-së dhe aleatët tanë të NATO-s për të sjellë shpejt Finlandën dhe Suedinë në aleancën më të fortë mbrojtëse në histori," theksoi Biden.

"Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë për t'u mbrojtur nga çdo kërcënim ndaj sigurisë sonë të përbashkët dhe për të penguar dhe trajtuar agresionin ose kërcënimin e agresionit, ndërkohë që aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO janë duke u shqyrtuar", siguroi presidenti amerikan.


Lajmi kryesor:

Rihapet ambasada e SHBA në Kiev! Komandantët ende brenda fabrikës së çelikut! Erdogan për Suedinë dhe Finlandën: Strehojnë terroristë! Zelensky kërkon zgjatjen e ligjit ushtarak


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?