"Nuk ka asnjë dyshim se regjimi Sirian ka përdorur armë kimike". Kjo është deklaruar ditën e sotme nga zëvendës presidenti Amerikan, Joe Biden.

"Armët kimike janë përdorur, dhe regjimi në Damask është i vetmi që i zotron këto armë," tha Biden.

Zëvendës presidenti ndodhej ne Houston nga ku ka deklaruar se gra dhe fëmije kanë mbetur viktima të sulmeve ne Siri.

(aç/shqiptarja.com)