Biden nënshkruan ligjin, 40 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Biden nënshkruan ligjin, 40 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Presidenti Biden nënshkroi të shtunën legjislacionin për ndihmën shtesë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, ndërsa agresioni rus i afrohet muajit të katërt.

Legjislacioni, i cili u miratua nga Kongresi me mbështetjen dypartiake, thellon angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës në një kohë pasigurie për të ardhmen e luftës. Ukraina e ka mbrojtur me sukses Kievin dhe Rusia e ka përqendruar ofensivën e saj në lindje të vendit, por zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për mundësinë e një konflikti të zgjatur.

Ndihma e re synon të mbështesë Ukrainën deri në shtator dhe pason një masë urgjente të mëparshme që kishte siguruar 13.6 miliardë dollarë.

Paketa e re përmban 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme armësh të avancuara për të frenuar përparimet e Rusisë. Ajo parashikon gjithashtu 8 miliardë dollarë në mbështetje të përgjithshme ekonomike, 5 miliardë dollarë për të trajtuar mungesat globale ushqimore që mund të rezultojnë nga rrënimi i bujqësisë ukrainase dhe më shumë se 1 miliard dollarë për të ndihmuar refugjatët.

Presidenti Biden e nënshkroi ligjin më rrethana të pazakonta. Duke qenë se ai po bën një udhëtim në Azi, një zyrtar amerikan e solli projekt-ligjin në Seul në mënyrë që presidenti ta nënshkruante, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo pasqyron ndjesinë e urgjencës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, por edhe nxjerr në pah sfidat ndërkombëtare me të cilat përballet zoti Biden.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Mund të ketë shkëmbim mes ushtarëve të Azov me oligarkun pro-rus Medvedchuk! U ndalon hyrjen e mbi 900 amerikanëve në Rusi, mes tyre Biden dhe Blinken


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë