Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin dhe paralajmëroi për masa të mëtejshme për të ndëshkuar Rusinë.

"Sonte, unë u them oligarkëve rusë dhe liderëve të korruptuar që kanë harxhuar miliarda dollarë nga ky regjim i dhunshëm.  Ne po bashkohemi me aleatët tanë evropianë për të gjetur dhe kapur jahtet e tyre, apartamentet e tyre luksoze dhe avionët e tyre privatë. Ne po vijmë për përfitimet tuaja të krijuara nga krimi", tha ai.

SHBA po mbyll gjithashtu hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar një numri vendesh që morën masa të ngjashme javën e kaluar, "duke izoluar më tej Rusinë", tha Biden.

Ai më pas shtoi, duke iu referuar Putinit: "Ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen".

"Putini ka sjellë dhunë dhe kaos. Por ndërsa ai mund të bëjë fitime në fushën e betejës, ai do të paguajë një çmim të lartë të vazhdueshëm në afat të gjatë," tha Biden.