Biden paralajmëron Putin: SHBA do të marrë masa pas sulmit të fundit kibernetik
Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin “të marrë masa” kundër grupeve që kryejnë krime kibernetike nga Rusia, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Sulmet kibernetike në Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera, janë shtuar dukshëm në vitin e fundit, dhe kanë përfshirë sulme të profilit të lartë. Si pasojë e sulmeve të tilla, një gazsjellës i madh ka ndalur punën për disa ditë në lindje të SHBA-së.
Biden i ka thënë të premten Putinit se SHBA-ja do të marrë “të gjithë hapat e nevojshëm” për të mbrojtur amerikanët dhe infrastrukturën kritike të kërcënuar nga sulmet kibernetike, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Thirrja telefonike, që Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka zgjatur rreth një orë, ka ndodhur disa ditë pasi Kaseya, kompani teknologjike me bazë në Florida, ka qenë cak i një sulmi kibernetik që ka ndikuar në punën e qindra bizneseve amerikane dhe mbi 1,500 bizneseve tjera në nivel global.
Informacioni për shkallën e sulmit, që sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike është më i madhi në histori, mbetet i pakompletuar.
Grupi për krime kibernetike me bazë në Rusi, REvil ka pretenduar se ka kryer sulmin dhe ka kërkuar monedha digjitale në vlerë të 70 milionë dollarëve për të mundësuar qasjen në softuerin e kompanisë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk ka “informacione se Qeveria ruse ka dhënë urdhër për sulme të tilla”, mirëpo Kremlini ka “përgjegjësi për të marrë masa”.
Biseda në mes të dy liderëve ka ardhur më pak se një muaj pasi dy liderët kanë realizuar takimin e parë ballë për ballë në Gjenevë.
Në të, Biden ka paralajmëruar Putinin kundër sulmeve kibernetike në bizneset amerikane si dhe për infrastrukturën që buron nga Rusia./ REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7007
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës (VIDEO+FOTO)
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, i ha trapi putin per xho gjumashin, biles plehra me e madhe ne amerike xhon kerry ka shkuar ne rusi per te takuar putin dhe ti lepij prapanicen
Përgjigju