Biden: Po punojmë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Biden: Po punojmë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Joe Biden

Presidenti Joe Biden tha se Shtetete Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe për të sjellë paqe të qëndrueshme përmes zgjidhjes me dy shtete për popullin izraelit dhe atë palestinez.

Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e përvitshme të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmën për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus dhe bëri thirrje për unitet.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se e sheh traumën, numrin e vdekjeve dhe shkallën e shkatërrimit në Izrael dhe Gazë dhe se e kupton dhimbjen që ndjejnë njerëzit në Amerikë dhe gjithandej në botë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në mënyrë aktive për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas dhe për të sjellë paqe të qëndrueshme për popullin izraelit dhe atë palestinez, përmes zgjidhjes me dy shtete.

“Vlerësojmë dhe lutemi për ata që kanë humbur jetën dhe familjarët e viktimave. Për të gjithë ata që jetojnë në kushte të rënduara. Burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm që mbahen peng, nën bombardime ose të zhvendosur, pa e ditur se kur do të hanë një vakt tjetër, ose nëse do të kenë çfarë të hanë. Ne, jo vetëm që lutemi për paqe, por jemi duke punuar aktivisht për paqe, siguri dhe dinjitet për popullin izraelit dhe atë palestinez. Jam i angazhuar ditë e natë, duke punuar si edhe shumë prej jush, për të gjetur mënyra për rikthimin e pengjeve në shtëpi, për të zbutur krizën humanitare dhe për të sjellë paqe në Gazë dhe Izrael, një paqe të qëndrueshme me dy shtete për dy popuj”, tha Biden.

Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së përvitshme të Mëngjesit të Lutjeve.

Tubimi për këtë vit mbahet në një periudhë kur bota po përballet me konflikte të shumta, duke përfshirë edhe luftën në Ukrainë.

Presidenti Biden u zotua për vazhdimin e mbështetjes për Kievin në luftën e saj kundër agresionit rus.

“Ashtu sikur punojmë për paqe, siguri dhe dinjitet për popullin e Ukrainës, ndërsa ata tregojnë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër agresionit të Putinit. Ne duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë. Sfidat e kohëve tona na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për ta ndihmuar njëri tjetrin, për paqe të qëndrueshme, brenda dhe jashtë vendit”, tha Biden.

Presidenti Biden kujtoi tre ushtarët amerikanë që u vranë nga në një sulm me dron në një bazë të Shteteve të Bashkuara në Jordani, sulm për të cilin Uashingtoni fajëson grupimet paraushtarake të mbështetura nga Irani.

Biden e mbylli fjalimin e tij me thirrje për unitet.

“Së bashku ne besojmë tek Amerika. Kjo është lutja ime. Të kujtojmë kush jemi. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asgjë, e them sinqerisht, që nuk mund ta realizojmë nëse punojmë së bashku. Jemi vendi i vetëm në botë që dalim nga një krizë më të fortë, nëse veprojmë së bashku”, tha Biden.

Ceremonia e Mëngjesit të Lutjeve mbledh çdo vit mijëra vetë nga e gjithë bota. Ajo organizohet nga “Fondacioni Kombëtar i Mëngjesit të Lutjeve”. Organizatorët thonë se të gjitha besimet janë të mirëseardhura. Para vitit 2023 ceremonia organizohej nga “Fondacioni për Miqësinë“, një grup fetar.

Çdo president amerikan që nga koha e Dwight Eisenhower-it ka folur në Mëngjesin e Lutjeve, që kur ai filloi në vitin 1953./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja