Biden president i 46-të i SHBA/ Meta: I bindur që marrëdhëniet tona do zhvillohen më tej! Basha 'si kryeministër': Pres të punoj me ju

Biden president i 46-të i SHBA/ Meta: I bindur që marrëdhëniet tona do zhvillohen më tej!  Basha 'si kryeministër': Pres të punoj me ju

Politika shqiptare ka përcjellë mesazhe urimi për Joe Biden, i cili ka marrë sot zyrtarisht detyrën si president i SHBA-së.

I pari që ka bërë urimin ka qenë presidenti Ilir Meta i cili shprehet i bindur se marrëdhëniet me SHBA-në do të përforcohen. Ministrja e Jashtëm Olta Xhaçka ka bërë një urim të shkurtër duke thënë se “e gjithë bota i ka sytë nga Biden”.

Kryedemokrati Lulzim Basha duke folur si kryeministër shprehet se mezi pret të punojë me të. Teksa shton se zgjedhja e tij në krye të SHBA-së, është një provë që ndryshimi është i mundur, duke bërë një analogji edhe me Shqipërinë dhe ndryshimin e kërkuar nga ai në 25 prill.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Basha uron Biden si ‘kryeministër’: Pres të punoj me ju për të forcuar marrëdhëniet! Provuat se ndryshimi është i mundur

1591096256_basha.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për marrjen e detyrës si president i 46-të i SHBA-së. 

“Urime President Joe Biden dhe Zv.Presidente Kamala Harris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Ora 18:16
Biden president i SHBA-së/ Xhaçka: Sytë e gjithë botës janë mbi ju

1611163250_EsMMcwPXMAELSKC.jpg

Një mesazh urimi për zgjedhjen e presidentit të SHBA-së, Joe Biden ka bërë dhe ministrja e Jashtmne, Olta Xhaçka.

“Urime president Joe Biden dhe Kamala Harris! Sytë e gjithë botës janë mbi ju”, shkruan Xhaçka.

Ora 18:13
Biden president i SHBA/ Meta: Urime! I bindur që marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej

Presidenti Ilir Meta ka uruar Joe Biden për detyrën e marrë si president i 46-të të SHBA.

“Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.

Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale”, shkruan Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave