Biden rikthen Faucin në Shtëpinë e Bardhë, në rolin e zëdhënësit për Covid-19

Dr. Anthony Fauci është rikthyer në dhomën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Dr. Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend, u caktua nga Presidenti Joe Biden me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit pasi u mënjanua në muajt e fundit nga ish-presidenti Donald Trump.

Dr. Fauci tha se administrata e re do të "jetë plotësisht e hapur dhe e sinqertë" në trajtimin e pandemisë dhe, në një koment të nënkuptuar si kritikë ndaj administratës Trump, tha se gjithçka tani do të jetë e "bazuar në shkencë dhe prova".

I pyetur nëse ndihet më pak i kufizuar në komunikimet me administratën e re, Fauci u përgjigj: "është çliruese të mund të flasësh për atë që di, atë që thotë shkenca".

Dr. Fauci, i cili u sulmua në mënyrë të përsëritur nga ish-presidenti Trump për pikëpamjet e tij mbi pandeminë, foli për të rejat e fundit mbi variantin e ri më ngjitës të Covid-19 dhe pandeminë e cila deri më tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 400,000 amerikanëve.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në një gjendje shumë serioze në lidhje me pandeminë globale, por ai tha tani, duket se numri i infeksioneve "ka arritur një pikë më të qëndrueshme".

Dr. Fauci u pyet gjithashtu nëse administrata e Presidentit Biden do të jetë në gjendje të punojë me ndonjë prej planeve të lëna nga administrata e mëparshme për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave ose nëse ato thjesht nuk ekzistonin.

Dr. Fauci ishte i qartë se ekipi i ri "nuk po fillonte punën nga e para" dhe do të ishte e pasaktë të thuhej se nuk ka patur asnjë plan kundër pandemisë.

"Ne jemi duke sjell ë ide të reja, por po shqyrtojmë edhe disa ide të administratës së mëparshme që nuk ishin ide të këqija", tha ai./ VOA

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas më 8 Shtator 2020, si i mbijetoi sulmit të tretë kreu i grupit

Atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas më 8 Shtator 2020, si i mbijetoi sulmit të tretë kreu i grupit