Biden: SHBA do të mbrojë çdo ‘pëllëmbë’ të Aleancës

Biden: SHBA do të mbrojë çdo ‘pëllëmbë’ të Aleancës

Presidenti amerikan Joe Biden ka ironizuar bisedat e fundit me presidentin rus dhe ka thënë se ShBA do ta mbrojnë fuqishëm NATO-n.

Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë " çdo pëllëmbë të NATO-s",  tha presidenti amerikan Joe Biden në Varshavë përpara se të takohej me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg.

Të ashtuquajturat B9 janë "vijat e para" për mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe "për lirinë e demokracive në Evropë dhe në botë" sipas Biden. Duke folur për presidentin rus Vladimir Putin , Biden tha se "në një nga bisedat e fundit që pata me mikun tonë në Rusi i thashë atij 'vazhdoni të kërkoni finlandizimin e NATO-s, do të merrni NATOizimin e Finlandës'".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin nga koncerti në Rusi: Moska po lufton për tokat e saj, të gjithë janë mbrojtës të atdheut! Kreu i Wagner: Kemi nevojë për municione


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë