Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë përgatitur për të kërkuar një zgjidhje ushtarake në Siri, nëse marrëveshja politike rezulton e pamundur. Biden tha se një marrëveshje politike do të ishte pozitive, por nëse ajo nuk arrihet administrata amerikane do të kërkojë alternativa të tjera. Sipas tij, mes këtyre përfshihet edhe “eleminimi i Daesh”, duke përdorur kështu anakronimin arab të Shtetit Islamik. Biden me zotin Davutoglu kishte biseduar për mënyrat se si dy vendet mund të mbështesin më shumë rebelët.