Biden sulmon udhëheqësin kinez Xi Jinping: Është diktator! Pekini reagon ashpër: Provokim i hapur diplomatik nga SHBA

Biden sulmon udhëheqësin kinez Xi Jinping: Është diktator! Pekini reagon ashpër: Provokim i hapur diplomatik nga SHBA

Joe Biden, Xi Jinping

Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga komentet e bëra nga Presidenti Joe Biden, i cili ditë më parë e krahasoi Presidentin kinez Xi Jinping me një diktator. Komentet e zotit Biden erdhën pas vizitës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Kinë, në përpjekje për të riparuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Pekini ka reaguar ashpër ndaj komenteve të Presidentit Biden.

Komentet e Presidentit Biden, që e krahason udhëheqësin kinez Xi Jinping me një diktator, nuk duhet të shkaktojnë habi, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Vedant Patel.

“Nuk do të hezitojmë të theksojmë fushat ku nuk pajtohemi, apo të shprehemi hapur për disa nga këto dallime. Presidenti dhe Sekretari i Shtetit e kanë shprehur qartë dallimin mes demokracive dhe autokracive”, tha ai.

Gjatë një takimi për mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale, Presidenti Biden tha se zoti Xi nuk ishte në dijeni të balonës kineze të dyshuar për spiunazh, që fluturonte mbi territorin amerikan, të rrëzuar nga ushtria amerikane në muajin shkurt.

“Ky është një siklet i madh për diktatorët, kur ata nuk e dinë se çfarë ndodh”, tha zoti Biden duke shtuar se kur SHBA-të e rrëzuan balonën, zoti Xi u zu ngushtë dhe mohoi ekzistencën e saj.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, reagoi ashpër të mërkurën gjatë një konference shtypi.

“Vërejtjet e SHBA-së janë jashtëzakonisht absurde dhe të papërgjegjshme, bien ndesh me faktet, shkelin seriozisht protokollin diplomatik dhe cenojnë rëndë dinjitetin politik të Kinës. Është një provokim i hapur politik”, tha ajo.

Presidenti Biden i bëri komentet një ditë pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken i dha fund vizitës në Pekin në përpjekje për të riparuar marrëdhëniet dypalëshe, të dëmtuara edhe më tej pas incidentit me balonë.

“Nëse angazhimet që po shohim, do të pasohen më pas nga kritika të tilla të drejtpërdrejta nga zyrtarë shumë të lartë, mendoj se pala kineze do të shtrojë pyetjen se cili është qëllimi i angazhimit në radhë të parë”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Zack Cooper me institutin “American Enterprise”.

Ndërsa vizita e Sekretarit Blinken dështoi të sillte ndonjë përparim, ai dhe Presidenti Xi ranë dakord që të ulnin tensionet SHBA-Kinë në mënyrë që ato të mos kalojnë në konflikt.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani