Biden takohet me gruan dhe vajzën e Navalnyt

Presidenti amerikan, Joe Biden, është takuar në Kaliforni me të venë dhe vajzën e politikanit të ndjerë rus, Aleksei Navalny, tha Shtëpia e Bardhë. Navalny vdiq javën e kaluar në një burg në Arktik.

Biden u takua me Yulia dhe Dasha Navalnaya në San Francisko “për t’iu shprehur ngushëllime për humbjen e tyre të tmerrshme”, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate, duke shtuar se Biden ka riafirmuar njoftimin paraprak se më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të vdekjes së Navalnyt.

Gjatë takimit të tij, “presidenti shprehu admirimin e tij për kurajën e jashtëzakonshme të Aleksei Navalnyt dhe për trashëgiminë e tij në luftën kundër korrupsionit dhe për një Rusi të lirë dhe demokratike”, u tha në njoftim.

Biden “theksoi se trashëgimia e Alekseit do të vazhdohet nga e gjithë populli në mbarë Rusinë dhe mbarë botën që e nderojnë atë dhe luftën e tij për liri, demokraci dhe të drejta të njeriut”.

Autoritetet ruse njoftuan më 16 shkurt se Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur teksa po mbahej në burg.

Navalny, një prej kritikëve më të zëshëm të presidenti rus, Vladimir Putin, po vuante një dënim të gjatë për akuza për ekstremizëm që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

Nëna e tij Lyudmila Navalnaya tha të enjten se autoritetet e lejuan që ta shihte trupin e të birit, por tha se ata po tentonin ta "shantazhonin” duke i kërkuar që ta varrosë të birin në mënyrë sekrete.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Kirby, tha për gazetarët se autoritetet ruse duhet t’ia dorëzojnë trupin e Navalnyt nënës së tij, në mënyrë që ajo ta varrosë siç duhet të birin “dhe të nderojë trimërinë dhe kurajën e tij”.

Më herët, Qeveria amerikane njoftoi për ngritjen e disa akuzave ndaj rusëve të pasur që tha se kanë ndihmuar Rusinë të financojë luftën kundër Ukrainës.

Por, sanksionet amerikane në përgjigje të vdekjes së Navalnyt do të bëhen publike të premten.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik